Soue: Nëse luhej ditë tjetër, do ishte ndeshje më e bukur

I mjaftuan 7 minuta që të nxirrte Skënderbeun nga Kukësi me një pikë. Sulmuesi Ali Soue, me dygolëshin e djeshëm në “Zeqir Ymeri”, është ngjitur në kuotën e 8 golave, por të shënosh në një fushë si kjo e Kukësit, për më tepër në kushtet të vështira atmosferike, nuk është pak. Pas ndeshjes, sulmuesi i Skënderbeut ka folur për “Sport Ekspres”, duke e konsideruar pozitive pikën e marrë. “Ishin gola të rëndësishëm, si për skuadrën, ashtu edhe për mua. Jam i lumtur që e ndihmova skuadrën time. Kishim ardhur për fitore, por morëm një barazim, që për mënyrën si shkuan gjërat, na kënaq. Ishte mjaft e vështirë të luanim në kushte të tilla. Fusha ishte e tmerrshme, por në fund mbaroi gjithçka mirë.

“Më mirë të shtyhej? Ndoshta, por tani gjithçka ka kaluar. Nëse do të luhej një ditë tjetër, do të ishte një ndeshje më e bukur. Nuk mund të themi se jemi të zhgënjyer nga kjo pikë, por ne futemi në çdo ndeshje për fitore, por kjo pikë në të tilla kushte është e mjaftueshme”, – u shpreh sulmuesi i Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *