Hakmarrja e butë e Donjet Shkodrës

0

Donjet Shkodra ishte autori i golit të dytë për Kukësin dje ndaj Skënderbeut. Ishte goli i parë me fanellën e Kukësit dhe i dyti në këtë kampionat, ku të parin e ka shënuar me fanellën e kundërshtarit të djeshëm, Skënderbeut.

Për ironi të fatit, mesfushori ofensiv realizoi pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij në ndeshjen e parë kundër saj. Mesfushori ishte pjesë e Skënderbeut në gjysmën e parë të sezonit, por nuk mundi të gjente hapësirë në skemat e trajnerit Daja, ndaj dhe ndërroi ekip në merkaton e dimrit, duke kaluar te Kukësi.

Goli i tij mund të jetë dhe një hakmarrje në këtë pikë, duke treguar se sa vlen, pasi në Kukës është kthyer titullar dhe kaq i duhet për të luajtur në nivele të larta, si në Vlorë. Në fakt, mesfushori ishte disi i përmbajtur në festimin e golit, duke treguar respekt për ish-skuadrën e tij. Nuk ka pasur asnjëherë fjalë të ashpra për Skënderbeun, por ka pasur zhgënjim për mënyrën si u trajtua nga trajneri Daja, pasi Skënderbeu këmbënguli gjatë për ta marrë dhe më pas aktivizimi ishte me pikatore, aq sa dukej sikur trajneri nuk e kishte fare në planet e tij, që pa nisur sezoni.

Gjithçka e harruar, Shkodra sheh përpara, por goli i djeshëm natyrisht i ka shijuar, edhe pse në fund ish-shoku i skuadrës, Ali Soue, ia prishi festën, Donjetit dhe Kukësit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.