Kukësi ka bërë gati gjithçka dhe sfida kundër Skënderbeut do të luhet prej orës 14.00. Është ndeshje që pritet me interesim të madh, Kukësi kërkon fitoren e parë sezonale ndaj korçarëve, që kryesojnë bindshëm Superioren dhe duken të qetë. Probleme të mëdha për Skënderbeun sot, sepse mungojnë shumë lojtarë, nga kapiteni Shehi, te Radas, Jashanica e të tjerë.
Në dy ndeshjet e tjera, Laçi e Kamza e shohin veten në garë për Europën dhe luajnë ndeshje identike, sepse presin përkatësisht Vllazninë e Teutën, skuadra që janë në vendet e fundit në renditje.
PJESËT E PARA
Borë e dendur në Kukës, borë që nuk po krijon probleme në Kamzë, ndeshje pa reshje në Laç, në kushte perfekte. Sfida kryesore e ditës, mes Kukësit e Skënderbeut, sheh verilindorët në avantazh, 2-0, por prej mesit të pjesës së dytë ka nisur furishëm bora. Fusha është zbardhur, por zyrtarët e FSHF-së sqarojnë se ndeshja do të vijojë normalisht, duke vijëzuar fushën me ngjyrë jo të bardhë dhe duke përdorur top të kuq.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22
KUKËSI – SKËNDERBEU 2-2
Shënues: Elton Kale 20′, Shkodra 45′ / Soue 62′, 69′
KUKËSI: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Bakaj, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Kale, Guri. Trajner: Peter Pacult
SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Dita, Aliti, Mici, Muzaka, Nimaga, Vila (Osmani 64′), Gavazaj (Demte 85′), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja
Kartonë të verdhë: Shameti 74′ / Osmani 65′, Nimaga 90′
Gjyqtar: Klajdi Kola
GOLAT
20′ Kukësi në avantazh. Bakaj nga e djathta, hodhi një kros në zonë, që pas një devijimi nga një mbrojtës shkoi te Elton Kale. I qetë braziliani, i pambuluar, nuk e pati të vështirë të shënonte.
45′ Bakaj nga e majta e sulmit, goditje e bukur, grushtuar nga Teqja, ndërsa Shkodra aty pranë ndoqi aksionin dhe goditi fort me të djathtën, duke shënuar. Hakmarrja e nmesfushorit ndaj Ilir Dajës, sepse largimi i mesfushorit nga Skënderbeu u shoqërua me polemika.
62′ Supergol i Ali Souesë! Sulmuesi merr një top jashtë zone dhe me kthesë gjuan fort, duke er çuar topin në trekëndësh. Rihapet ndeshja në Kukës.
69′ Soue tërbon Kukësin. Sërish gol për sulmuesin nga Gambia, i cili mori një top jashtë zone, lëvizi bukur me trup, duke vënë në siklet mbrojtësit e Kukësit dhe gjuajtja e tij përfundon në rrjetë.
KAMZA – TEUTA 0-2
Shënues: Beqja 15′, Amadu Latif 78′
KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Cukovic, Kuqi (Ymeri 73′), Zguro, Idrizaj (Rezi 46′), Imeri, Ymeri, Fukui, Plaku, Racic. Trajner: Ramadan Ndreu
TEUTA: Moçka, Gjeorgjievski, Shkalla, Bilali, Hakaj, Beqja, Hila, Alhasan, Çyrbja, Lajthia, Latif. Trajner: G.Begeja
Kartonë të verdhë: Raçiç 40′, Ymeri 78′ / Alhasan 28′
Gjyqtar: Kridens Meta
GOLAT
15′ Top i gjatë dhe Teuta në kundërsulm të shpejtë. Fabian Beqja depërton nga e djathta dhe nga një pozicion mjaft i prirët godet fort, duke shënuar.
78′ Ashtu si në rastin e golit të parë, Teuta befason në kundërsulm në të njëjtin krah, një të majtë, Kamzën. Çyrbja i shpëton pozicionit jashtë loje, futet në zonë dhe lëshon një kros, që një lojtar durrsak e kthen në zonë dhe afër vijës fatale me kokë Amadu Latif e çon topin në rrjetë.
LAÇI – VLLAZNIA 1-0
Shënues: Uzuni 44′
LAÇI: Selmani, Fangaj, Lulaj, Qaqi, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Bardhi (Shtubina 52′), Nika, Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentjan Mezani
VLLAZNIA: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Orelesi, Lika, Vucaj, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Kartonë të verdhë: Lushkja 22′ / Malota 44′
Gjyqtar: Olsi Sokoli
GOLI
44′ Shënon Laçi, mes protestave të Vllaznisë. Mbrojtësi Mersini u rrëzua pas një përplasjeje me një lojtar të Laçit, u mendua për faull, por arbitri lejoi vazhdimin e lojës dhe një kros në zonë gjeti të vetëm Uzunin, i cili me kokë nuk fali.