Sot zbulohet finalisti i parë i Champions, Murinjo jep parashikimin e tij

Liverpuli do të presë mbrëmjen e sotme Barcelonën në “Anfield”, nga ku do të zbulohet edhe finalistja e parë e këtij sezoni të UEFA Champions League. Sfida e parë e luajtur në Katalonjë u mbyll me triumfin 3-0 të katalanasve, të cilët janë me një këmbë në finale.

Lidhur me përballjen e sotme, ka folur edhe Zhose Murinjo, i cili ka dhënë parashikimin dhe mendimin  e tij. Sipas trajnerit portugez, rezultati 3-0 është shumë i frikshëm. Ai theksoi se në rast se Salah do të kishte shënuar golin e 3-1, gjërat do të ishin shumë herë më ndryshe, por tani është shumë e vështirë.

“Kur ndeshja në ‘Camp Nou’ ishte 2-0, mendova se gjithçka ishte e hapur. Barça shënoi edhe golin e tretë, por në rast se Salah do të kishte shënuar për 3-1, atëherë përsëri çdo gjë do të ishte e hapur. Do të thoja që është akoma gjithçka e hapur, por 3-0 është 3-0. E di që Liverpuli është ekip i mirë në ‘Anfield’, por në rast se Barça shënon një gol, të kuqtë duhet të shënojnë pesë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *