Në ditën e sotme duhej që të zhvillohej java e dytë e Superiores, por futbolli në vendin tonë vazhdon të mbetet i bllokuar. Liga Profesioniste i ka dërguar 4 pika Qeverisë për t’i ardhur në ndihmë këtij sporti me miratimin e ligjeve.
Deri tani nuk ka ende një zgjidhje dhe futbollistët do të kthehen në fushën e lojës. Por këtë herë do të kemi një pamje që nuk shihet shpesh në futboll, teksa lojtarët do të zbresin normalisht në fushën e lojës. Topi do të mbetet sërish i palëvizur pasi në orën 16:00 do të lexohen kërkesat nga ana e protagonistëve të futbollit dhe më pas do të dalin nga fusha e blertë. Padyshim që kjo ngjarje do të tërheq edhe vëmendjen e mediave të njohura në Europë. /Sport Ekspres/