Luftëtari do të prezantojë gjatë ditë së sotme edhe trajnerin që do të ketë për sezonin e ardhshëm. Bluzinjtë do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë me dëshirën për t’u ringjitur në elitën e futbollit shqiptar në mënyrë të menjëhershme. Për këtë arsye, stoli i skuadrës i është besuar trajnerit serb, Marko Jovanoviç. Ky i fundit ndodhet në Gjirokastër dhe pas pak orësh do të flasë dhe fjalët e para si trajneri i ri i Luftëtarit.
Një gjetje e menduar bukur nga ana e drejtuesëve të klubit duke zgjedhur që të marrin ndihmësin e Mlladen Milinkoviç në sezonin 2016-2017, atëherë kur edhe bluzinjtë nisën që të krijonin lojën për t’u duartrokitur dhe për t’u pasur zili nga shumë ekipe të tjera. /Sport Ekspres/