Nga Klaudio Ndreca
Në këto kohë të izolimit, shumë lojtarë kanë nisur që të tregojnë edhe më shumë për jetën e tyre dhe më veçanërisht të kaluarën. Mes tyre ishte edhe Hernan Crespo, që ka luajtur për shumë klube gjigande të Europës.
Figurë e njohur e futbollit botëror, që për “Marca-n” tregon se ka kaluar gjithçka në jetën e tij. Madje duke provuar edhe orgjinë, për të shfrytëzuar famën dhe paranë, ndërsa sot nuk e surprizon më asgjë. Kur flitet për gruan e tij, Crespo thotë se ka e takuar në moshën 27-vjeç.
“E kam provuar edhe orgjinë, prandaj sot nuk ka asgjë që më mahnit me të vërtetë. Orgjitë ishin në fillim dhe ka pak për të thënë. Femrat ishin me shumicë. Unë e bëra debutimin tim kur isha 18-vjeç ndërsa gruan e kam takuar në moshën 27-vjeç. Nuk e kam prezantuar kurrë një të dashur në shtëpi.
Në atë kohë isha beqar, i ri, i famshëm dhe futbollist. Bëra gjithçka duke përfituar nga këto privilegjet që kisha. Famë, para, femra…Por sot unë shoh lojtarë që këto i shohin si primare”, tha Crespo. /Sport Ekspres/