Tirana ka fituar në mënyrë spektakolare ndaj Kukësit. Ndeshja më e fortë e kësaj jave pritej që të ishte, por bardheblutë fituan 4-0. Dy gola nga Seferi dhe dy gola nga Xhixha vendosën fatin e një ndeshje me histori të mbyllur, me Tiranën që tregon diferencë të frikshme nga ndjekësi më i afërt. Më poshtë gjeni intervistat për “Supersport:
Gjici: “Kishim mungesa, por ishim shumë dobët. Nuk kishim ardhur për të fituar, nuk është loja e Kukësit kjo. Nuk kemi marë kaq shumë gola, stafi të rregullojë gabimet. Tirana duhet të na mundë disa herë 4-0, pasi i kemi mundur më shumë, por sot nuk ishte Kukësi i vërtetë”./ Halit Delibashi-Sport Ekspres/