Ditën e sotme do të luhen edhe tre ndeshjet e tjera që do të përmbyllin këtë javë në Superiore. Ndeshja më e fortë duket të jetë ajo e Kukësi-Vllaznia.
Nga krahu tjetër Partizani do të udhëtojë në transfertën e Laçit ku fitorja mbetet detyrim për të dy ekipet. Në fund është Tirana që do të presë Egnatian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/