“Sot fituam 16 korne kundër Milanit”! Trajneri i Napolit e ka me arbitrin: Ishte penallti e pastër ajo e Lozanos, nuk e pranojnë vetëm milanistat

Trajneri i Napolit ka kritikuar vendimin e arbitrit sa i përket një rasti të diskutueshëm në ndeshjen me Milanin. Bëhet fjalë për momentin kur Leao ndërhyn ndaj Lozanos dhe arbitri vijon lojën. Për Spaletin ky rast ishte penallti dhe vetëm tifozët e Milanit e mohojnë një gjë të tillë.

“Është një penallti shumë e pastër që nuk mundet të mos e shihni. Ky nuk është një kontakt, kjo është një goditje. Ju rrezikoni t’i ndrydhni kyçin e këmbës kundërshtarit. Të gjithë e pranojnë që është penallti ajo e Lozanos, përveç atyre që mbajnë veshur fanellën e Milanit. Megjithatë dua ta uroj dhe komplimentoj Milanin, ishin më të rrezikshëm se ne në zonën e rreptësisë, na mungoi eksperienca. Besoi se ndeshjet e Kombëtareve na morën diçka.

Para tyre ishim në kryesim fizikisht dhe mendërisht, por kur lojtarët u kthyen, ndryshuan shumë gjëra. Ne fituam sot 16 goditje nga këndi, kishte shumë krosime, por nuk goditëm dot portën”, tha Spaleti pas eliminimit nga Milani në çerekfinale të Champions League. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *