I ndërpreu intervistën! Pioli lavdëron Leaon, trajneri i Milanit i kthehet kritikëve: Arbitri sot ishte më i miri në botë

Pioli ka lavdëruar Leaon pasi Milani arriti në gjysmëfinale të Champions League. Teksa trajneri i kuqezinjëve po fliste në “Mediaset”, Leao e përqafoi dhe Pioli u shpreh: “Më i miri është këtu”. Kur u pyet për mënyrën sesi shkoi ndeshje dhe për arritjen, tekniku i kuqezinjëve nuk ngurroi t’i kthehej kritikëve.

“Na konsideronin të gjithë të dobët, por unë stërvit një grup me zemër të madhe. Ishte një fitore e merituar, i përgëzoj djemtë. Tani duket sikur do të përballemi me Interin në gjysmëfinale, do të ketë dy përplasje të tjera të bukura dhe të vështira. Kemi bërë shumë dhe ne nuk duam të ndalemi. Arbitri? Sot ishte arbitri më i mirë në botë në gjykim, në çdo ndeshje ka polemika”, tha Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online