“Sot e kishim një ditë pushimi”, Vajnaldum flet pas eliminimit nga Çekia: Ndiheshim të pafuqishëm

Holanda u eliminua me shifrat 0-2 nga Republika Çeke, duke i thënë lamtumirë Kampionatit Europian. Një ndeshje për tu harruar kjo për portokallinjtë, që nuk u shfaqën aspak mirë në fushë, në të kundërt nga ç’kishin bërë në fazën gurpeve. Kapiteni Vajnaldum ka folurpër “NOS TV” pas përfundimit të sfidës, ku është shprehur se Holanda ishte e pafuqishme.

“Gjithçka më shkon nëpër mend. Ne i japim golat shumë lehtë dhe nuk mund t’i përfundojmë shanset. Ndiheshim gjithnjë e më të pafuqishëm, u bë më e vështirë të bëjmë presion mbi ta. Dhe nëse do ta kishim topin, nuk do të dilnim dot.

Në pjesën e dytë e kishim atë shans dhe duhet ta shfrytëzonim. Dhe nga ana tjetër, ne nuk i kushtojmë vëmendje një herë, gjë që na bën të marrim karton të kuq. Ne e filluam mirë turneun dhe në fazën e grupeve u paraqitëm mirë. Por sot kemi pasur një ditë pushimi”, ka thënë Vajnaldum./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *