“Sot dua të ndreq gabimin tim”! Edmond Dosti hyn ndryshe në emision, merr komplimentin e Rucos: Austrisë i mungoi një si ty me Italinë

Edmond Dosti ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Figura e shquar e futbollit shqiptar e ka nisur ndryshe prezantimin në emision këtë herë. Nisur nga dita e djeshme teksa Dosti përshëndeti dy të ftuarit në studio, volejbollistja e ka kritikuar që “e harroi” ndërsa ishte femra e vetme që gjendej në panel për të dhënë opinionin e saj mbi ndeshjet, pa harruar edhe prezantuesen Keçani.

Për këtë arsye Dosti është shprehur:
“Sot dua të ndreq gabimin e djeshëm. Në fillim dua të përshëndes dy vajzat e zgjuara dhe bukuroshe që keni në studio, në radhë të dytë ju, dhe të ftuarit. Si u parashtrua në Austri eliminimi me Italinë? Në media e cilësonin si paraqitej të shkëlqyer dhe u përcaktua: “Shumë e hidhur”.

Sa i përket kryendeshjes sot mes Belgjikës dhe Portugalisë, them se do të dali barazim dhe do të vendoset nga ruleta ruse”. Ndërkohë trajneri Edmond Ruco i ka thënë Dostit: “Mbrëmë Austrisë i mungonte një sulmues si ty kundër Italisë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *