Solli Superioren në Kosovë, Gjilani i Mezanit në bisedime me futbollistin e Tiranës

Gentjan Mezani i ka dhënë një frymë Superioreje skuadrës së Gjilanit, ku ka sjellë shumë futbollistë që dikur ishin pjesë e elitës së Shqipërisë. E me sa duket strategjia vijon ende të mbetet e tillë. Këtë herë sytë janë kthyer në kryeqytet, më saktë te kampionët e kampionatit shqiptar.

Edon Hasani është objektivi i Gjilanit për këtë merkato. Mesfushori shkodran ka zhvilluar 25 paraqitje me bardheblutë në sezonin që lamë pas, ku ka shënuar 7 gola si dhe ka dhuruar edhe 2 asist. Loja e tij ka bindur Mezanin, për këtë arsye “skifterat” kanë nisur bisedimet për të marrë shërbimet e tij.

Këtë nuk e fsheh as vetë Hasani, i cili pranon për “Gazeta Olle” se është në bisedime me Gjilanin, por do të presë ende për të marrë një vendim për të ardhmen e tij, teksa në adresë të tij ka edhe interesime nga jashtë.

“Po, kam pasur bisedime me Gjilanin por nuk kemi vendosur akoma asgjë. I kam edhe dy opsione për të shkuar jashtë, prandaj aktualisht jam në pritje. Gjilani ka shprehur interesim konkret, por tani është afati kalimtar dhe është normale që të kemi bisedime”, ka thënë Hasani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *