Sold Out! Shiten të gjitha biletat për Shqipëri-Letoni, Air Albania do të jetë i mbushur

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Letonisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 20:45 ndërsa është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Një fitore kërkohet me patjetër për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit.

Ndërkohë të gjitha biletat janë shitur për këtë takim. Vetëm pak minuta më parë, FSHF ka dalë me një njoftim ku tregon se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që do të zhvillohet në Air Albania. /Sport Ekspres/