“Socca EuroCup 2025”/ Shqipëria mbyll rrugëtimin në Europian, eliminohet nga Franca në 1/16

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit “Socca 6×6” ka mbyllur rrugëtimin në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Moldavi, pas ndeshjes në fazën e 1/16-ave ndaj Francës.

Ndeshja përfundoi në barazim pa gola 0-0, dhe gjithçka u vendos nga goditjet e penalltive, ku Franca u tregua më e saktë dhe fitoi me rezultatin 2-1.

Shqipëria kishte siguruar kualifikimin nga faza e grupeve me 7 pikë në katër ndeshje, duke triumfuar ndaj Çekisë dhe Turqisë.

Rrugëtimi i kuqezinjve në “Socca EuroCup 2025” përfundon në raundin e 1/16-ave.