Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, ka folur për “Radio Kiss Kiss Napoli“, ku ka treguar pasionin e tij për futbollin. Fituesi i Sanremos në vitin 2018 është një tifoz i Napolit dhe shprehet se do të ishte interesante nëse do të shihte Ibrahimoviç me fanellën e kaltër. Në rast se do i duhej të zgjidhte mes titullit të fituar nga Napoli dhe fitores në Sanremo këtë edicion, Meta tregon se një skudeto për skuadrën e tij të zemrës do të ishte më e rëndësishme se trofeu i tij personal në festivalin e njohur italian.
“Të shohësh Ibrahimoviç në Napoli do të ishte interesante. Por ne kemi nevojë për një mesfushë më të forte. Napoli është një ekip ikonë. Lavezi dhe Kavani më emocionuan. Barelan do ta shihja shumë mirë me blu. Mesi lindi, Gatuso është bërë.
Të luash në një stadium pa tifozë është më e vështirë se të këndosh pa audiencë. Më pëlqen Bari dhe Napoli, e përshëndes De Laurentis, i cili është padyshim presidenti im. Unë do t’i thoja: “Mund të japi më shumë”. Midis fitores në Festival dhe Skudetos së Napolit unë do të zgjidhja Skudeton në Napoli. Do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë Ermal Meta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/