Skuadrat “europiane“ të Superiores kthejnë sytë nga Plaku, sulmuesi: Jam në bisedime me Teutën dhe…

Sebino Plaku është pranë rikthimit nga atje ku e nisi, në Kategorinë Superiore. Sulmuesi njoftoi lamtumirën me klubin e Gjilanit pak ditë më parë dhe nuk ka vonuar shumë për të marrë ofertat në tryezë. Në një prononcim për “Indeksionline”, Plaku konfirmon emrin e Teutës në listën e të interesuarave, ndërsa shton se janë edhe skuadra të tjera të Shqipërisë që e kërkojnë.

“Jam në bisedime me Teutën, dhe me disa ekipe në Shqipëri, por që janë të zëna me kompeticionet Evropiane. Sa i përket Superligës së Kosovës, e kam lënë të hapur mundësinë e rikthimit në ligën kosovare”, ka thënë Plaku.

Nga fjalët e tij lë të kuptohet se ekipe të tjera të interesuara për shërbimet e tij këtë merkato janë mes Tiranës, Laçit dhe Kukësit, duke qenë se janë të vetmet që luajnë në Europë. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se për cilin ekip do të hedhë firmën në kontratë ish-futbollisti i Gjilanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online