“Skuadrat e vogla të bëjnë gjëmën”, Shehi kërkon vlerësim maksimal për Flamurtarin

Kukësi pret ditën e nesërme Flamurtarin për të luajtur ndeshjen e javës së 29 në Superiore. Verilindorët hyjnë në fushë nesër me misionin për 3 pikët, duke hedhur shikimin përpara drejt rrugës për titullin kampion, megjithëse gjenden 9 pikë pas Tiranës. Flamurtari ka firmosur zyrtarisht rënien në Kategorinë e Parë, por kjo nuk do të thotë asgjë për Orges Shehin, i cili në një prononcim për faqen e klubit shprehet se ekipet e lehta në letër duhen patur më tepër kujdes.

3 fitore radhazi

“3 fitoret e arritura na rrisin më shumë optimizmin dhe na afrojnë me objektivat që kemi. Natyrisht që i prisja sepse unë e di forcën e skuadrës sime”.

Ndeshja me Flamurtarin

“Është një ndeshje që do vlerësim sepse skuadrat “e vogla” në letër janë ato që të bëjnë gjëmën”.

A beson Kukësi ende te titulli kampion?

“Natyrisht që besojmë!”, ka deklaruar Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *