Skuadra e Vitit nga UEFA, 50 kampionë në garë

Me fundin e vitit kalendarik 2018, vjen edhe votimi tradicion i UEFA-s, për të përzgjedhur “Skuadrën e Vitit”. Konfederata europiane e futbollit ka hapur edicionin e 18-të, për të përzgjedhur më të mirët në kontinent. Tifozët nga e gjithë bota kanë shansin që të votojnë 11-shin ideal, duke zgjedhur mes 50 kampionëve.

Në garë janë 5 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues. Votimi do të vazhdojë deri më 11 janar 2019, ku do të publikohet edhe skuadra më e mirë. Përsa i takon futbollistëve, Reali i Madridit dominon me 9 lojtarë, të cilët natyrisht që kryesohen nga Luka Modriç, fituesi i “Topit të Artë”.

Pas “Los Blankos” pozicionohen Liverpuli (finalist i Champions League) dhe Atletiko e Madridit (fitues i Europa League) me nga 6 lojtarë secila. Juventusi përfaqësohet nga 4 lojtarë, mes tyre Kristiano Ronaldo, ndërsa në total Seria A ka shtatë futbollistë. Një detaj interesant është edhe fakti se Xhorxho Kielini është lojtari me moshën më të madhe në listë dhe i vetmi lojtar italian i pranishëm.

Në total janë 14 klubet që përfaqësohen në garën “Skuadra e Vitit”, ndërsa lojtarët të cilët janë në listën e 50 kandidatëve vijnë nga 20 shtete të ndryshme. Në listën e publikuar nga UEFA, 17 futbollistë janë debutues për këtë vlerësim.

“Skuadra e Vitit” nga UEFA: 50 lojtarët e kandiduar

Portierë
Alisson (Liverpool), Lloris (Tottenham), Navas (Real Madrid), Oblak (Atletico Madrid), Ter Stegen (Barcellona).

Mbrojtës
Alba (Barcellona), Chiellini (Juventus), Gimenez (Atletico Madrid), Godin (Atletico Madrid), L. Hernandez (Atletico Madrid),Kimmich (Bayern Monaco), Koulibaly (Napoli), Manolas (Roma), Marcelo (Real Madrid), Piqué (Barcellona), Ramos (Real Madrid), Stones (Manchester City), Umtiti (Barcellona), Van Dijk (Liverpool), Varane (Real Madrid).

Mesfushorë
Casemiro (Real Madrid), De Bruyne (Real Madrid), Hazard (Chelsea), Isco (Real Madrid), Kanté (Chelsea), Kroos (Real Madrid), Milner (Liverpool), Modric (Real Madrid), Niguez (Atletico Madrid), Payet (Marsiglia), Pjanic (Juventus), Pogba (Manchester United), Rakitic (Barcellona), D. Silva (Manchester City), Thauvin (Marsiglia).

Sulmues
Bale (Real Madrid), Cavani (PSG), Dybala (Juventus), Dzeko (Roma), Firmino (Liverpool), Griezmann (Atletico Madrid), Kane (Tottenham), Lewandowski (Bayern Monaco), Mané (Liverpool), Mbappé (PSG), Messi (Barcellona), Neymar (PSG), C. Ronaldo (Juventus), Salah (Liverpool), Suarez (Barcellona).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *