Skriniar i bën vend Marash Kumbullës, Interi përgatit ofertën për mbrojtësin shqiptar

Rikonfirmimi i Antonio Kontes në krye të pankinës së Interit do të nisë me një ndryshim mjaft të madh në repartin e mbrojtjes. Qendërmbrojtësi zikaltër, Milan Skriniar, do të largohet këtë verë dhe me shumë mundësi do të transferohet tek skuadra e Mançester Sitit.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë filluar menjëherë tratativat për zëvendësimin e Skriniar. Emri kryesor i lakuar nga zikaltërit është mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili për momentin është pjesë e skuadrës së Veronës.

20 vjeçari është përfolur prej shumë kohësh për një largim tek Interi, por një marrëveshje asnjëherë nuk është arritur. Duket se këtë radhë drejtuesi sportiv, Bepe Marota e ka marë mjaft seriozisht transferimin e Kumbullës, ku sipas gazetës italiane “Corriere Dello Sport” ka përgatitur një ofertë prej 18 milionë eurosh për të marë shërbimet e lojtarit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online