Pas një gjysmë sezoni aspak pozitiv në Zvicër, Kamberi vendosi të rikthehej atje ku përjetoi momentet më të mira në karrierë. Skocia duket se është kampionati i duhur për të, pasi aty po arrin të nxjerrë gjithmonë më të mirën nga vetja. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare bëri një paraqitje vërtetë për tu duartrokitur kundër Selltik, ndërsa të njëjtën formë e ka ruajtur edhe ditën e sotme.
Aberden triumfoi me shifrat 1-0 kundër Kilmarnok në takimin e vlefshëm për javën e 30 të elitës skoceze. Në fund të 90 minutave ishte pikërisht lojtari shqiptar ai që është kurorëzuar si më i miri i ndeshjes, duke e nisur kështu me vlerësime aventurën e re në Skoci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Our Power Change Man of the Match, Florian Kamberi, gives his reaction to today's victory at Pittodrie. #StandFree pic.twitter.com/i7WaNeRvDv
— Aberdeen FC (@AberdeenFC) February 20, 2021