“Duro po jep frytet e veta”, Lushkja tregon objektivat: Është investuar shumë këtë vit, kemi mundësi për titull

Laçi ka marrë sot një tjetër fitore, teksa ka mposhtur Kastriotin me shifrat 1-0. Autori i golit të vetëm të takimit ka dhënë një pronocim për emisionin “Sport Magazine” në “Ora Neës” të moderuar nga Drilon Xhepollari, ku flet për Laçin e këtij sezoni. Regi Lushkja tregon se luhatjet janë pas në skuadër dhe puna e Duros ka nisur të ndihet. Gjithashtu futbollisti i kurbinasve bën të qartë se skuadra e tij këtë sezon mund të synojë titullin kampion.

“Si çdo ekip që ka problemet e veta. Ka luhatje shumë gjatë kampionatit. Edhe ne i kemi patur në fillim. Tani besoj kemi kapur ritmin e duhur dhe po vazhdojmë me ritme mjaft të mira këto ndeshjet e fundit. Sigurisht që edhe trajneri Duro ka dhënë frytet e veta të punës duke futur idetë e tij.

Objektivi individual normalisht është që shpresoj të shënoj sa më shumë dhe të jap sa më shumë asist që të ndihmoj ekipin. Është investuar shumë për këtë vit. Ka pasur shumë afrime dhe lëvizje në ekip. Shpresojmë dhe i kemi mundësitë të pretendojmë për titullin kampion. Rivali sigurisht që është Vllaznia, që ka qenë që në fillim të kampionatit në vendin e parë. Por edhe Partizani po zhvillon një kampionat shumë të mirë, ka pasur rritje. Po ashtu edhe Teuta. Më keto ekipe i kemi deri tani objektivat, që janë rival me ne.

Mungesa e Nuabuezes? Është lojtari jonë kryesor i skuadrës, sepse ka shënuar vazhdimisht. Na ka ndihmuar shumë në çdo ndeshje dhe do jetë problem për ne. Por besoj se edhe ato që do e zëvendësojnë do japin maksimumin”, ka thënë Regi Lushkja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online