“Skenë teatrale me aktor kamikazin Kola“, Kukësi shfryn ndaj arbitrit pas humbjes: Do bejmë kallëzim në prokurori

Kukësi ka humbur me shifrat 1-2 mbrëmjen e sotme në duelin e vështirë kundër Laçit. Shpëtim Duro arriti të merrte 3 pikë të rëndësishme përballë ish-skuadrës së tij. Por verdikti përfundimtar ka lënë të pakënaqur kuksianët, të cilët kanë reaguar menjëherë pas mbylljes së takimit sa i përket gjykimit nga ana e Klajdi Kolës.

Klubi verilindor ka bërë një reagim për shtyp nëpërmjet faqes zyrtare, ku thekson se vendimet e marra nga arbitri shqiptar kanë vulosur humbjen e bluve. Kukësi nuk kursehet me fjalët e adresuara për gjyqtarin Klajdi Kola, të cilin bëjnë edhe një tjetër herë të qartë se nuk dëshirojnë ta kenë në fushën e lojës për të ndarë drejtësinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Reagimi i plotë i klubit të Kukësit:

Sot ne “Elbasan Arena” u gjykua nje tjeter ndeshje nga skena teatrale e arbitrimit shqiptar me aktor kryesor kamikazin Klajdi Kola i cili na demton edhe nje here tjeter ne menyre direkte duke ndikuar ne rezultat. Kamikazi Kola akordon nje penallti te paqene kunder skuadres sone, duke i dhene mundesi ekipit kundershtar per te kaluar ne avantazh ne momentet kur ekipi yne kishte ne dore frenet e lojes.

Pavaresisht se FK Kukesi kishte kerkuar nga FSHF dhe nga Liga Profesioniste qe ky kamikaz te mos gjykonte me ekipin tone, Kola u percaktua ne ndeshjen ndaj nesh me tendencen per te na demtuar duke e arritur me sukses objektivin e tij.

Pas ndeshjes ndaj Tiranes (0-0) ku Klajdi Kola anulon nje gol te rregullt te ekipit tone, sot behet vendimtar me kartone te shumte kunder nesh dhe me vendime plotesisht te njeanshme.

Futboll Klub Kukesi nuk mund te prese me gjate per te lejuar keto palo arbitra te tallen me djersen tone dhe menjehere do te marre masat e nevojshme duke bere nje kallezim penal ne Prokurori dhe Federaten Shqiptare te Futbollit per te marre masa per denimin e ketij arbitri hajdut dhe ordiner. Ne si klub, nuk pranojme me qe kurre nje arbiter ordiner si Kola te gjykoje me ndeshjet tona!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online