Kemi parë lloj-lloj dëmtimesh, por rrallë skenë si kjo e divizionit të dytë hungarez, me 3 lojtarë të dëmtuar në një aksion, në pak metra distancë, nga e njëjta skuadër.
Të dielën e shkuar luhej Gjëri-Njiregihaza Spartakus, me tre mbrojtës miq që mbetën të shtrirë në tokë: dy u përplasën me njëri-tjetrin, tjetri pësoi tërheqje kur tentoi të ndalte kundërshtarin.
Arbitri ndali ndeshjen, me Gjërin që mund të shënonte gol, ndaj tifozët u zemëruan, por në këto raste arbitri nuk ka ç’bën…