Skënderbeun e gjykon një hungarez me “njollë”

Skënderbeu do të presë Dinamon e Zagrebit të enjten në mbrëmje dhe ndeshjen do ta gjykojë hungarezi 38-vjeçar Istvan Vad. Është një emër i njohur dhe me një CV të pasur, sepse ka gjykuar 86 ndeshje ndërkombëtare dhe është ndërkombëtar prej një dekade.

Në Euro 2012 Vad ishte një nga arbitrat pas porte dhe e “katranosi” në sfidën mes Anglisë dhe Ukrainës, duke mos sinjalizuar një gol kur një top i goditur nga Deviç kaloi vijën fatale para se ta largonte Xhon Terri, por Vad nuk e vuri re.

Pas ndeshjes, Vad u ndëshkua, duke u kthyer në shtëpi, ashtu si gjithë arbitrat e tjerë në fushë, ndërsa FIFA u bind për përdorimin e teknologjisë së vijës së portës, me presidentin Sep Blater që për herë të parë pranoi se teknologjia nuk ishte më një alternativë, por një nevojë urgjente.

Vad ka një familje arbitrash, sepse si babai, ashtu edhe motra e vet Anita, janë të lidhur ngushtë me profesionin e arbitrit.

Skënderbeu-Dinamo Zagreb

Gjyqtarë: Istvan Vad, Istvan Albert, Peter Beretjan, Ferenc Karako (Hungari)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *