Pas 8 golave në ndeshjen e vajtjes, Skënderbeu ka vazhduar “furtunën” e golave ndaj Mamurrasit të varfër, që ka sakrifikuar jo pak duke shkuar dy herë në Korçë për këtë tur të parë të Kupës së Shqipërisë, që nuk ka pasur asnjë vlerë për secilën skuadër.
Skënderbeu të paktën e ka përdorur si test miqësor për lojtarët që kanë luajtur më pak, ose të rinj të talentuar që duan të bien në sy, ndaj sot përfundoi 9-1 dhe thuajse të gjithë shënuan, duke kaluar në total Laçin, që fitoi 12-0 ndaj Sopotit në vajtje, por vetëm 3-0 në kthim, sepse Sopoti u tregua i zgjuar, nuk u paraqit fare!
Neshpor shënoi që në minutën e katërt dhe deri në minutën e 17-të u shënuan edhe 3 gola të tjerë, sërish nga Neshpor, por edhe nga Shkodra e Uerdi Mara, me këtë të fundit që shënoi edhe në minutën e 25-të. Gripshi e çoi në 6-0 pjesën e parë, ndërsa në të dytën edhe Liqeri, Lulaj e Tako e patën momentin e festës, ashtu si Trungshi për miqtë, që të paktën e shënuan një gol në Korçë.
Tani Skënderbeu mendon për turin e ardhshëm, ku do të ndeshet me Besëlidhjen.
Kupa e Shqipërisë / Turi i parë
Skënderbeu – Mamurrasi 9-1
Shënues: Nespor 4’, 17’, Shkodra 7’, Mara 11’, 25’, Gripshi 38’, Liqeri 65’, Lulaj 68’, Tako 86’ / Trungshi 71’