Nuk gabon Skënderbeu, edhe pse vuan. Kryesuesit sërish e lanë për në fund, duke shënuar dy gola në pak minuta ndaj Teutës, që në Korçë mendoi se mori pikë. Durrsakët kanë shënuar të parët me 11-metërsh nga Dediç, por Soue qetësoi korçarët që në pjesën e parë, duke barazuar.
Pritej fitorja në pjesën e dytë, por ajo erdhi me shumë vuajtje në fund. Soue e Xhejms siguruan tre pikë të vuajtura me dy gola të artë që ruajnë kreun, ndërsa Teuta zhytet në fund dhe në janar pritet revolucion.
Edhe të Skënderbeu priten ndryshime, por kryesisht në dalje dhe vetëm pas ndonjë lojtari të shitur do të ketë lëvizje, përveç afrimit të një sulmuesi, që është detyrim.
Skënderbeu-Teuta 3-1
Shënues: Soue 36′, 81′, Xhejms 85’/ Dediç 20′ Pen.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Nimaga (Sahiti 78′), Lilaj, Taku, Xhejms, Soue (Kelmendi 88′). Trajner: Ilir Daja
Teuta: Kastrati, Beqja (Vila 86′), Sykaj, Shehi (Teqja 89′), Hakaj, Çyrbja, Dediç (Çmajçanin 67′), Hila, Lena, Bilali, Latif. Trajner: Gugash Magani
Karton i verdhë: Beqja 36′