Skënderbeu pret Teutën, frika më e madhe vjen nga i ftohti

I ftohti që ka pushtuar qytetin jugor pengon disi stërvitjen dhe ndikon për tifozët në stadium, por të paktën është favor në raport me kundërshtarin

Leonard Trebicka

Nesër luhet ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës dhe korçarët mbyllin vitin 2017, por i ftohti i madhe që ka pushtuar qytetin juglindor shqetëson jo pak në këtë moment. Trajneri Ilir Daja dhe futbollistët kanë zhvilluar dje seancën e radhës stërvitore në aneksin e stadiumit. Një ditë më parë të gjithë janë stërvitur mbi borë, kurse dje fusha me bar sintetik ishte e pastruar, por duhet thënë se kjo seanca është zhvilluar në temperatura shumë të ulëta, disa gradë nën zero, edhe pse ishte mesditë. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe sot, në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Teutën, ndërsa nesër temperaturat do të jenë edhe më të ulëta, por të paktën nuk pritet të ketë reshje bore. Kushtet atmosferike janë aktualisht “armiku” më i madh i Skënderbeut për ndeshjen e nesërme, që ndikon negativisht edhe për tifozët, të cilët parashikohet të jenë të paktë në stadium. Në fakt, i ftohti është i papërballueshëm për tifozët, sepse ata qëndrojnë pa lëvizur. Kurse lojtarët e përballojnë në një farë mënyre, sepse bëjnë ushtrime të ndryshme dhe nxehen, por edhe ata para stërvitjes marrin masat, duke u mbështjellë mirë, me tuta dhe kapuç.

Dje fusha e stadiumit “Skënderbeu” ishte e bardhë, por me ndërhyrjen e punëtorëve pritet që dëbora të pastrohet tërësisht dhe ekipet të luajnë në një fushë të pastruar nesër. Gjithsesi, këto temperatura të ulëta në ditën e ndeshjes do të jenë në favor të korçarëve, sepse durrsakët nuk janë mësuar me këtë lloj klime.

DAJA – Zëdhënësi për shtyp i klubit “Skënderbeu”, Enea Zhidro, ka bërë të ditur dje se sot në mesditë, në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”, trajneri Ilir Daja do të jetë në dispozicion të gazetarëve. Trajneri i korçarëve do të dalë vetëm këtë herë dhe do të flasë vetëm për ndeshjen e nesërme ndaj Teutës. Më pas trajneri do të vazhdojë punën me skuadrën e tij për të dhënë orientimet e fundit para ndeshjes me Teutën. Në mbrëmje ekipi do të fillojë grumbullimin 24-orësh, i fundit për këtë vit kalendarik. Pritet që sot ekipit t’i bashkohet edhe presidenti Ardjan Takaj, i cili do të takohet me grupin e lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online