Skënderbeu pa sulm në Zvicër, sërish viza problem

Paksa qesharake si situatë: Xhejms Adeniji nuk shkon në Zvicër. Sulmuesi i vetëm i mbetur në dispozicion të trajnerit Daja, një nga ata që do të kishin shansin të reklamoheshin, mbetet në shtëpi për një arsye absurde: ambasada zvicerane nuk i jep vizë.

Nuk është hera e parë që ndodh, nuk do të jetë e fundit, pasi dihet që disa shtete janë shumë problematikë për lojtarët afrikanë, por në këtë rast Skënderbeu ndoshta ka përgjegjësi. Shorti dihej që në shtator, aplikimi për vizën e afrikanëve të Skënderbeut mund të bëhej me kohë.

Ndërkaq, nuk ka probleme për afrikanët e tjerë, që do të thotë se diçka nuk shkon në këtë histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *