Skënderbeu ndjen shkëlqimin e 2020-s, tani nis malorja për ekipin e Dajës

Skënderbeu duket sikur ka rilindur për vitin 2020, teksa loja e korçarëve vjen gjithnjë në rritje dhe bashkë me lojën kanë ardhur edhe rezultatet. Një ecuri pozitive, ku tre javët e fundit kanë marrë po aq fitore. Kjo ka sjellë edhe frytet e saj sa i përket tabelës së klasifikimit, që tashmë i gjen juglindorët në vendin e 6 me vëtëm 3 pikë larg vendit të tretë.

Por në këtë moment kaq të mirë që Skënderbeu po kalon është kalendari ai që mendon se si t’ja vështirësojë punën. Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe do të shërbejnë si një provë e vërtetë për ekipin e Dajës. Në fundjavë përballë do të kenë një ekip pretendent për titull si Kukësi, ndërsa një javë më pas i pret një tjetër duel i vështirë me Partizanin në transfertë.

Përveç Superiores, korçarët do të luajnë edhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku për të arritur në fazën tjetër u duhet të kalojnë Bylisin. Megjithatë Daja mund të buzëqeshë disi, teksa përpara këtyre javëve vendimtare do të ketë në dispozicion grupin të plotë. Jashanica është rikthyer në fushë dhe menjëherë ka rrëmbyer shiritin e kapitenit dhe ia ka dalë të udhëheqë skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme.

I vetmi shqetësim mund të jetë Bregu, që është në bisedime për të finalizuar transferimin e tij jashtë Shqipërisë dhe mungesa e tij mund të linte hapërisa të mëdha në sulmin juglindor. Megjithatë një tranferim i sulmuesit në fjalë ka disa kohë që përflitet dhe ende nuk dihet se kur mund të shohim Bregun me një tjetër fanellë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online