Skënderbeu mund të mbetet jashtë Europe për 10 vite!

Lajm i bujshëm dhe i frikshëm ai që vjen nga UEFA dhe që trondit gjithë futbollin tonë. Skënderbeu është përjashtuar për 10 vite nga UEFA, shkruan Panorama-Sport.

Lajm që ishte në ajër prej javësh dhe që natyrisht Skënderbeu ishte klubi që dyshohej se do të përjashtohej, duke qenë se e ka kryer një dënim për 1 vit, por vetëm si i padëshiruar nga UEFA, për prishje imazhi, ndërsa nuk kishte shkuar në procedim disiplinor. Ndoshta bëhet fjalë për kërkesë për përjashtim dhe jo vendim final, por ka ende paqartësi.

Nga FSHF nuk konfirmohet asgjë, ndërsa vetë UEFA nuk ka publikuar asgjë në faqen e vet zyrtare, ndaj gjithçka mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht në orët e ardhshme.

Një lajm i tmerrshëm për gjithë futbollin shqiptar, sepse na kthen shumë vite pas në kohë dhe gjithë ajo që ka ndërtuar Skënderbeu vitet e fundit do të shkërmoqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online