Skënderbeu merr tronditjen e madhe, kapiteni “lan duart” me gjithë sezonin

Lajme të këqija vijnë për Ilir Dajën te Skënderbeu, aty ku Gjergji Muzaka me shumë mundësi do të humbasë sezonin me korçarët. I pafat këtë sezon, ku pak kohë më parë kishte marrë veten nga një dëmtim i pësuar, mesfushori pësoi një tjetër lëndim në ndeshjen kundër Luftëtarit, që fillimisht nuk u duk edhe aq problematik, pasi mendohej se futbollisti do të rikthehej sërish në dhjetor.

Por pas një tjetër kontrolli më të specializuar  rezulton se lojtari ka keputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit të tij të djathtë, duke bërë kështu që situata të marrë një rrjedhë tjetër. Një demtim i tillë pritet ta lërë Muzakën për rreth 6 muaj larg fushës së blertë, duke i larë duart kështu përfundimisht me sezonin./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online