Skënderbeu me pak ndryshime, Daja ka dy formacione

 

Vila dhe Krasniqi janë blerjet e vetme dimërore. Durrsaku mund ta kapë vendin e titullarit në vazhdim, pasi ka përvojë, nsërsa sulmuesit i duhet kohë

Një javë na ndan nga rifillimi i kampionatit dhe tani që po i drejtohemi fundit të merkatos dimërore natyrshëm mund të shtrohet pyetja: sa ka ndryshuar Skënderbeu? Në pamje të parë, duke ditur lëvizjet e pakta në merkato, mund të themi se Skënderbeu është i njëjtë me atë të 2017-ës, me ndryshime të pakta. Kjo gjë pritej në fakt, sepse në këto vitet e fundit është vërtetuar se korçarët e ruajnë boshtin. Për më tepër, në dimër ka vështirësi për gjetjen e lojtarë me kualitet. Takaj dhe Daja e dinë shumë mirë këtë gjë dhe kanë vepruar me shumë kujdes. Kanë afruar lojtarë, të cilët mendohet se janë cilësorë, ndërkohë që kanë lënë të lirë lojtarë që nuk kanë pasur hapësira. Emiljano Vila dhe Blerim Krasniqi janë dy forcat e reja të Skënderbeut. Durrsaku, nga ajo që ka dhënë në Antalia, duket se ka shanse gradualisht të kapë formacionin, kurse Krasniqi do ta ketë shumë të vështirë aktualisht, pasi në sulmin korçar është Ali Soue. Po ashtu, përforcim me vlera është ai i Kristal Abazajt, edhe pse do të vijë në verë nga Luftëtari.

Formacioni i Skënderbeut, të paktën deri tani, është po ai i 16 javëve të para. Donjet Shkodra dhe Martin Nespor janë dy të larguarit e vetëm, por ata nuk kanë qenë titullarë. Mund të ketë ndonjë surprizë në merkaton e bardhekuqve, më tepër ndonjë shitje ntë mundshme, por në Gjirokastër, në ndeshjen e parë të 2018-ës, skuadra korçare mendohet se do të zbresë në fushë me të njëjtët lojtarë.

DY FORMACIONE Skënderbeu ka shumë lojtarë në organikën e tij, madje shumë të rinj i ka huazuar në skuadra të tjera. 4-3-2-1 është skema e preferuar e trajnerit Dajë, i cili ka dy formacione. Formacioni titullar nis me Shehin në portë dhe vazhdon me Vangjelin dhe Micin në krahët e mbrojtjes, si dhe dyshen Radas-Jashanica në qendër. Tefik Osmani do të bëjë sërish rolin e ri e shkatërruesit në mesfushë, kurse Muzaka dhe Lilaj do të jenë pak përpara tij në qendër të mesfushës. Gavazaj është i palëvizshëm në krahun e djathtë, ashtu si dhe Xhejms në të majtin, të dy pas sulmuesit Ali Soue. Ky është formacioni titullar i Skënderbeut në arstin kur grupi është i plotë. Por Skënderbeu ka edhe shumë lojtarë të tjerë, që mund të konsiderohen edhe ata të denjë për formacionin e parë.

Teqja është gati në stol për portën, për të vazhduar me Afrim Takun, i cili ende nuk është bashkuar me Skënderbeun. Kryeqytetasi bën mbrojtësin e djathtë, mesfushorin e qendrës dhe sulmuesin e krahut të djathtë. Fidan Aliti është një tjetër lojtar, që pa frikë mund të quhet titullar dhe që zëvendëson në çdo rast Radasin dhe Jashanicën. Vetëm një qendërmbrojtës i katërt i mungon këtij Skënderbeu, pasi Bruno Lulaj u huazua te Laçi. Leonit Abazi në të majtë mbyll prapavijën e formacionit të dytë. Bakari Nimaga, Bruno Dita dhe Demte janë alternativat për qendrën e mesfushës. Emiljano Vila për momentin futet në formacionin e dytë, ashtu si dhe Blerim Krasniqi. Gripshi plotëson formacionin e dytë të korçarëve në të majtë të sulmit. Emra që mund të ishin titullarë në çdo skuadër tjetër të Superiores, por Skënderbeu ka luksin ti ketë në stol. Trajneri Daja ka një parim: në fushë zbresin ata që kanë formën më të mirë.

Formacioni i parë

Shehi

Vangjeli – Radas – Jashanica – Mici

Osmani

Muzaka – Lilaj

Gavazaj – Xhejms

Soue

Formacioni i dytë

Teqja

Taku –  Aliti –  ? –  Abazi

Nimaga

Dita – Demte

Vila – Gripshi

Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online