Klubi Skënderbeu është shpallur zyrtarisht kampion i Kategorisë së Parë. Korçarët kanë barazuar pa gola me Lushnjën në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke e mbyllur sezonin në krye të tabelës. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka uruar bardhekuqtë për ngjitjen në elitë përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook”.
“Urime KF Skënderbeu për titullin në Kategorinë e Parë. Me mbylljen e sezonit në Kategorinë e Parë, pas një gare të luftuar deri në fund, mësuan dhe ekipin kampion për sezonin 2022-2023.
Dua t’i shpreh urimet më të mira të gjithë lojtarëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit, Presidentit Takaj si dhe tifozëve të mrekullueshëm të Skëndërbeut për rikthimin e kësaj skuadra historike të futbollit shqiptar në Abissnet Superiore.
Jam besimplotë se ashtu siç kanë bërë gjithmonë përgjatë historisë së tyre, skuadra bardhekuqe do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe garës në elitën e futbollit shqiptar”, ka uruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/