Skënderbeu është e shkuara e bukur, Sabien Lilaj: Kthehem vetëm për Tiranën në Shqipëri

Sabien Lilaj u largua dy vite më parë nga Skënderbeu për të luajtur në një kampionat jashtë Shqipërie. Fillimisht me Kabalan në Azerbajxhan, ndërsa këtë sezon mban fanellën e Nes Tziona në Izarael ku është në të njëjtin ekip me Jahmir Hykën. Në një lidhje direkte me “Fan Zone”, mesfushori shqiptar tregon se ndihet mirë me skuadrën izraelite, ku thotë se paga është më e ulët se te Kabala, por trajneri i bëri të qartë se do e ndërtonte lojën rreth tij. Megjithatë Lilaj shprehet se i mungon Skënderbeu, që sipas tij është një ekip i cili do të bënte diferencën edhe në elitën e Izraelit. Sa i përket titullit kampion në Superiore, ish-futbollisti i juglindorëve nuk ka dyshime se do i përkasë Tiranës, për të cilët thotë se do të vishte fanellën e tyre në rast rikthimi në Shqipëri.

“Për momentin jam në Korçë pasi këtu kam familjen time. Në Izrael u habitën kur vendosa të largohesha për në Shqipëri. Kur vajta te skuadra e re kisha njohuri me trajnerin pasi më kishte parë në ndeshjen me Shqipërinë e më tha që skuadra do të ndërtohet rreth meje. Paga nuk është njësoj si në Azerbajxhan, por kur ndihesh i rëndësishëm është diçka e mirë.

Skënderbeu i kaluar? Këtë e kam diskutuar edhe me Hykën edhe i kam thënë që në Azerbajxhan e në Izrael janë pagat e mira i kam thënë që më mungon Skënderbeu. Ishte një skuadër që do të bënte diferencën edhe këtu. Lojtar të mirë ka plotë e unë kam fituar shumë trofe. Nëse do të zgjidhja një lojtar do të thoja Devi Muka që ka qenë edhe një idhull për mua që në fëmijëri. Ishalla shpëton dhe e shikojmë Skënderbeu në të njëjtat nivele.

Do të ishte një goditja e madhe për të gjithë që arriti të bënte histori. Fitues i titullit padyshim do të jetë Tirana. Nëse kthehem në Shqipëri do të luaj për Tiranën”, ka përfunduar Sabien Lilaj./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online