Skënderbeu: Duroni, vendimi nga CAS-i vjen këtë javë

Ka pasur shumë zhurmë sot dhe lajmet se CAS mund të dërgojë nga momenti në moment vendimin në lidhje me pjesëmarrjen apo jo të Skënderbeut në Europë për këtë sezon kanë bërë që në Korçë të jenë në ankth.

Megjithatë, klubi Skënderbeu ka dashur të qartësojë gjërat dhe me një komunikatë për mediat sqaron se nuk ekziston asnjë datë fikse për vendimin, ndaj duhet pritur deri në fund të javës, që është edhe e vetmja gjë që dihet në këtë moment.

NJOFTIMI

Duke ndjekur me vëmendje interesin e treguar gjatë ditës së sotme në lidhje me një vendim të mundshëm nga CAS – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije se nuk ka ende një vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur nga KF Skënderbeu.

– Ashtu si edhe ju kemi njoftuar paraprakisht, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ ka paraqitur në CAS, kërkesën për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s dhe jemi në pritje të një vendimi i cili pritet të merret brenda kësaj javë.

– Duke marrë shkas nga paqartësitë e shfaqura, interesin e madh dhe pritshmëritë tuaja ju informojmë se nuk ka një datë ose orar të paracaktuar. Në momentin që klubi do të njihet me vendimin, do të bëhet publik për mediat dhe opinion publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *