Shqipëria ringjallet, Sahiti mposht Bjellorusinë

Pas humbjes aspak dinjitoze ndaj Bosnje-Hercegovinës, Shqipëria U-21 ka bërë kthesë sot, duke mundur 3-2 Bjellorusinë U-21 në Elbasan Arena. Alban Bushi ka bërë shumë ndryshime në krahasim me pak ditë më parë dhe sot kundër Bjellorusisë Shqipëria U-21 tenton autokritikën. Disa emra të njohur, disa me pak eksperiencë ndërkombëtare, sepse rezultati nuk ishte prioritet.

Bjellorusia shënoi e para, pas gjysmë ore lojë, si dhe pati raste të tjera, por në fundin e pjesës së parë Shefiti u tregua i shkathët dhe brenda zone shfrytëzoi një top të larguar keq nga mbrojtja, duke barazuar, me bjellorusët që protestuan, sepse pretendonin se topi kishte dalë jashtë më parë. Gjithsesi, në pjesën e parë ishim inferiorë dhe kishim probleme, sidomos nga krahët.

Në pjesën e dytë trajneri Bushi bëri disa ndërrime për të ndryshuar lojën dhe gjërat u përmirësuan. Një nga lojtarët e sapofutur, Sahiti, gjeti golin e dytë pas një ore lojë. Sërish Sahiti “hipotekoi” fitoren për Shqipërinë duke realizuar një gol fantastik, me një gjuajtje mjaft të bukur nga jashtë zone. Goditja e tij me të djathtën nga jashtë zone preku shtyllën dhe përfundoi në fundin e rrjetës. Dy minuta para fundir Bjellorusia përfitoi nga një pakujdesi e jona dhe shkurtoi, por vetëm kaq.

Hap përpara, sot kishim lojë në pjesën e dytë, por sërish kundër Bjellorusisë do të shohim pas tre ditësh nëse fitorja e sotme ishte rastësi, apo Bushi ka gjetur ekuilibrat e duhur.

SHQIPËRIA U-21 – BJELLORUSI U-21    3-2

Shënues: Shefiti 45’+2, Sahiti 63? , 80’/ Fiadosau 30?, Antileuski 89?

Shqipëria: Kastrati, Nuriu (Hysenaj 56?), Bushaj (Cake 46?), Tafa, Toli, Shabani (Gjoshi 83?), Seferi (Lajthia 74?), Çinari (Deliu 69?), Sherifi, Spahiu (Sahiti 46?), Krymi. Trajner: A. Bushi. Të gatshëm:Dajsinani, Ndreu, Rashiti, Sahiti, Kolaj, Bella, Mihani.

Bjellorusia: Pauliuchenka, Leshka, Chyzh (Stsiapanau 79?), Piachenin (Yuzepchuk 60?), Jyhera (Antileuski 75?), Bakhar (Ebonhnhome 60?), Liavitski (Shybun 60?), Fiadosau (Klimovich 75?), Shvetsou, Lukashevich, Butarevich. Trajner: K. Piachenin. Të gatshëm : Plotnikau, Ivanou, Khvalko.

Gjyqtarë: E. Hamiti, R. Çokaj, N. Rrapaj, O. Ferataj.

Kartonë të verdhë: Çinari 63’/Jyhera20?, Liavitsmi 45?, Chyzh 62?, Shybun 65?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online