Skënderbe i arnuar në Kupë, sa shumë halle për Dajën!

Për ndeshjen e së mërkurës me Teutën rrezikojnë shumë edhe Gjergji Muzaka e Marko Radas, të dy me dëmtime pas humbjes në Gjirokastër

Leonard Trebicka

Skënderbeu është tronditur pak nga humbja në Gjirokastër, edhe pse mbetet i shkëputur me 6 pikë nga vendi i dytë. Më shumë ka lënë shije të keqe loja e korçarëve në atë ndeshje. Përpara është ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë dhe trajnerit Ilir Daja i janë shtuar problemet. Në Gjirokastër mungonin Sahiti dhe Taku, ndërsa Soue e nisi nga stoli. Ky i fundit nuk do të jetë në dispozicion të ekipit të mërkurën, ashtu si dhe disa të tjerë, ndaj dhe trajnerit të Skënderbeut i duhet ta arnojë formacionin. Katër mungesa duken të sigurta, ndërsa Gjergji Muzaka është në dyshim për momentin. Gjithsesi, trajneri Daja është po e përgatit skuadrën pa këta pesë lojtarë, ndërkohë që lajmi i mirë është rikthimi i Bruno Ditës, i cili është bashkuar me grupin dhe do të jetë gati të mërkurës. Dita pati një problem familjar dhe mungoi në Gjirokastër. Në dy stërvitjet e fundit gjërat mund të ndryshojnë ndoshta, por Skënderbeu ka vështirësi në këtë moment dhe në Durrës i duhet të reagojë patjetër.

SOUE – Mungesa e parë e sigurt është Ali Soue. Sulmuesi KA udhëtuar dje drejt Gambias për punë dokumentesh dhe pritet të kthehet të mërkurën vonë, që do të thotë se ndaj Teutës nuk do të jetë. Ky është një lajm i keq për Skënderbeun, duke ditur që loja e tij bazohet kryesisht te ky lojtar. Në kampionat ndaj Vllaznisë pritet që Soue të jetë gati, por në Kupë trajneri Daja do të luajë sërish me Xhejmsin në majë të sulmit, ashtu si në Gjirokastër.

MUZAKA – Nga 5 lojtarët me probleme, shpresohet që Muzaka të jetë gati. Mesfushori kryeqytetas ka marrë një goditje në pjesën e qafës, që duket se i ka lënë pasoja. Muzaka nuk është stërvitur me grupin dhe sot mund të bëjë një kontroll më të imtë mjekësor, duke parë që e ka të vështirë të stërvitet. Mbetet në dyshim dhe gjasat janë të mëdha që të mungojë edhe ai ndaj Teutës.

RADAS – Mungesa tjetër është ajo e kroatit Marko Radas, i cili u ndëshkua me karton të kuq në Gjirokastër dhe ndaj Vllaznisë në Gjirokastër nuk luan, aq më tepër që pritet një dënim nga Komisioni i Disiplinës për atë gjest që bëri ndaj publikut. Por Radas ka edhe një dëmtim në pulpë dhe dje ka zhvilluar një seancë me vrapime të lehta rreth fushës. Është e sigurt që kroati nuk luan të mërkurën dhe është një tjetër mungesë e rëndësishme për Dajën në prapavijë.

TAKU – Pas shumë javësh heshtje, Afrim Taku ka bërë të ditur se më 10 shkurt do të kthehet në Shqipëri. Lojtari ka lajmëruar për këtë trajnerin Ilir Daja, ndërsa avokati i tij po ndërhyn që të zgjidhet sa më parë rinovimi i dokumenteve amerikane. Gjithsesi, edhe për disa ndeshje të tjera Taku do të mungojë.
SAHITI – Mungesa e pestë e Skënderbeut ndaj durrsakëve është ajo e kosovarit Suad Sahiti. Ai pësoi një dëmtim në minifazën përgatitore në Antalia dhe po shkon drejt rikuperimit, por sapo është bashkuar me skuadrën dhe nuk është gati të luajë. Një tjetër mungesë e rëndësishme për Dajën.

Mungesat ndaj Teutës
Afrim Taku
Ali Soue?
Gjergji Muzaka
Marko Radas
Suad Sahiti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online