Futbollistët e Spartës nga Praga krijuan një përmbysje të madhe dhe eliminuan gjigantët nga Turqia nga Europa League, Galatasarai. Miqtë ishin favoritët e mëdhenj në këtë përballje dhe patën avantazhin 3-2 nga ndeshja e parë, por në fund u eliminuan nga kjo garë falë “dy spartanëve shqiptarë”, pas fitores 4-1.
Indrit Tuci do të shënonte golin e dytë dhe do të jepte asist në golin e tretë, ndërsa Qazim Laci asistoi në golin e katërt. Pas ndeshjes, një skenë e tmerrshme ndodhi në stadium dhe që shihet rrallë në këto nivele. Mesa duket miqtë kanë mbetur të pakënaqur me eliminimin dhe në fushë ka shpërthyer një sherr masiv. Sipas informacioneve të para, në përleshje kanë marrë pjesë futbollistët, si dhe stafet profesionale të të dyja skuadrave. /Sport Ekspres/
?? Sparta Prague 4-1 Galatasaray!
Massive fight broke out at the end between players and staff… pic.twitter.com/ZvoJOgiHRP
— EuroFoot (@eurofootcom) February 22, 2024