“Mund të kesh qenë në formë para 1 viti, por jo tani”! Eliminoi Galatasarain nga Europa League me golin dhe asistin, Indrit Tuci do ftesën e Shqipërisë në Europian

Indrit Tuci ishte fantastik në mbrëmjen e sotme. I ardhur nga Lokomotiva e Zagrebit te Sparta e Pragës, sulmuesi shqiptar arriti që të shënonte dhe të jepte asist në fitoren 4-1 kundër Galatasarait në Europa League. Me këtë rezultat, Sparta e Pragës arriti që të kalojë në turin tjetër. Ndërkohë i ftuar në emisionin “Koha Shtesë’ pak ditë më parë, Tuci do të shprehej se nuk është dorëzuar për një ftesë nga Shqipëria në Europianin e Gjermanisë. (Intervistën e plot me Indrit Tucin e gjeni më poshtë)

“Nëse do të ftohesha për në Europian, do të doja t’i shënoja Kroacisë, se kam luajtur aty. Sigurisht që lojtarët që do të jenë në Europian janë ata që kanë dhënë kontribut, por trajneri do të shoh edhe formën e lojtarëe. Sepse ti mund të kesh qenë në formë 1 vit përpara dhe nuk je në formë 5 javët e fundit kur është koha e Europianit. Trajneri i vlerëson të gjitha këto. Pastaj po të thërret Kombëtarja, jo klubi, është Botërori përpara, nuk duhet të mërzitesh”, tha Tuci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online