E pabesueshme të shohësh ngjarje të tilla edhe në nivele kaq të larta si Porto, një ndër klubet më të mëdhenj në Portugali dhe Europë.
Dje u luajt Sporting-Porto, gjysmëfinale kthimi në Kupën e Portugalisë, me Porton që fitoi 1-0 në vajtje dhe Sportingun që fitoi 1-0 kthimin. Me penallti triumfoi Sportingu 5-4, duke gjetur pak buzëqeshje në një sezon të trazuar, ndërsa Portos i mbetet titulli, thuajse i sigurt tashmë.
Megjithatë, mbrëmë ra në sy diçka komike: mbrojtësi brazilian i Portos, Felipe, në minutën e 54-t u ndëshkua me karton të verdhë, sepse po luante me fanellën e gabuar!
Në vend të fanellës së tij me numër 28, me sa duket në pushim Felipe gaboi numër dhe veshi një fanellë me numër 29, me emrin Soaresh. Arbitri e pikasi me vonesë, por nuk e fali atë gafë…