Skena horror vjen nga kampionati botëror i Budapestit, Alvarez zhytet në ujë dhe përfundon pa ndjenja

Noti artistik në kampionatin botëror të Budapestit për pak sa nuk solli tragjedi. Amerikanes Anita Alvarez i ka rënë të fikët gjatë ushtrimit të saj dhe në fund i ka shpëtuar jetën një trajner i cili u hodh në ujë dhe arriti ta nxirrte jashtë.

Skenat nuk ishin aspak të bukura për t’u parë pasi Alvarez ishte pak sekonda larg vde.kjes, por fatmirësisht tani ndodhet jashtë rrezikut. Në ditët në vijim, ajo do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara për të përcaktuar se çfarë e çoi në humbjen e vetëdijes së saj ndërsa ishte në ujë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *