Skema/ Një Gatuzo në stilin e Murinjos, e vetmja mënyrë për t’i marrë “oksigjenin” Barcelonës

Napoli arriti që ta ndalte Barcelonën në “Champions League”, megjithëse me pak fat, mund të kishte  arritur edhe të fitonte. Të zhgënjyer u larguan italianët pas barazimit 1-1 pasi mundësitë ishin që të shkonin në “Camp Nou” me avantazhin e ndeshjes së parë.

Gatuzo e kishte studiuar rivalin në detaje dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur ishte: “Një autobus si i Murinjos”. Shpeshherë Napoli gjendej me 6 mbrojtës në prapavijë, ndërsa edhe 4 lojtarët e mbetur qendronin afër me linjën e mbrojtjes.

Në këtë mënyrë Barcelonës “i mungonte oksigjeni”, pasi nuk mund të zhvillonte lojën me pasime të shkurtra. E kur kjo e fundit niste të mendohej për t’u realizuar, nga grumbullimi i madh i lojtarëve në ato pak metra, rezultonte e dështuar. Vetëm një gjuajtje në portë ka realizuar Barcelona në 90 minuta, ndërsa atëherë topi do të shkonte në rrjetë nga Grizman. Pikërisht për këtë arsye Gatuzo e pa si zgjidhje “autobuzin”, por nëse do të ketë sukses edhe në “Camp Nou”, pritet për t’u parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online