Skema mashtruese e gruas 53-vjeçare! Përfitoi shifrën e frikshme për udhëtime që Kristiano Ronaldo nuk i bëri kurrë në jetë

Një grua portugeze, Maria Silva, ka menduar një skemë mashtruese për t’u pasuruar. 53-vjeçarja punonte si agjente udhëtimesh dhe ka përfituar jo pak nga Kristiano Ronaldo. Ajo e ka dëmtuar futbollistin e Manchester Junajtid me rreth 250.000 paundë që i kanë mbërritur në llogarin personale.

Mënyra? E thjeshtë, duke shpikur udhëtime! Maria Silva i ka faturuar portugezit disa udhëtime në Afrike, Europë dhe Shtetet e Bashkuara që nuk ishin kryer kurrë nga Kristiano Ronaldo. Paratë përfundonin në llogarinë e saj dhe jo në të kompanisë. Gjithashtu viktimë e kësaj skeme ka qenë edhe menaxheri Georges Mendes së bashku me futbollistin Nani, por këta të fundit me shifra më të vogla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *