Tifozë të shumtë shqiptarë do të jenë në stadiumin e Dortmundit për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë. Ndërkohë në stadium ka skautë të shumtë që do të ndjekin lojtarët kuqezinjë.
Mediat italiane bëjnë të ditura se skautët e Milanit do të ndjekin nga afër Armando Brojën. Ekipi italian e ka këtë sulmues si dëshirën e parë në merkaton e verës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/