Drejtori sportiv i Crvena Zvezdës, Terzic, ka dhënë një deklaratë shokuese për situatën në Ukrainë. I pyetur mbi personat që po ndërrojnë jetë nga invazioni i Rusisë, menjëherë nis të bëj kalkulimet duke u shprehur: “Më vjen keq për popullin ukrainas dhe vik.tima civile, por Rusia është gjithmonë afër serbëve. Ato do të jenë përgjithmonë afër nesh. Rusia është një superfuqi që ka qenë gjithmonë në krahun tonë”, tha Terzic.
Ndërkohë gjithë situatën që po krijohet në Ukrainë ia lë në faj vetëm vendeve perëndimore, duke shfajësuar Putin. “Ne jemi shumë të indinjuar, kjo histeri kundër Rusisë po vazhdon në Europë. Sanksionet sportive për Rusinë? Politika futet në sport pa arsye”, tha Terzic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/