“Skandaloze, e turpshme”! Kaloi testet mjekësore dhe nuk mundi të firmoste, Le Havre irritohet me Chelsea-n se po merrej vetëm me Armando Brojën në merkato

Mbrojtësi Malang Sarr është jashtë planeve të Chelsea dhe londinezët po shihnin mundësinë e largimit të tij. Ekipi anglez arriti një marrëveshje me Le Havren, ndërsa edhe vet lojtari e pranoi këtë ofertë. Madje situata shkoi deri aty aq sa në ditën e fundit të merkatos, Sarr shkoi për të kryer testet mjekësore në Francë. Por në fund Le Havre nuk arriti dot që të siguronte shërbimet e këtij lojtari pasi Chelsea nuk dorëzoi dot në kohë dokumentet para mbylljes së merkatos.

E gjitha kjo pasi londinezët ishin të fokusuar vetëm te marrëveshja e Armando Brojës te Fulham. Madje edhe në këtë marrëveshje, londinezët ishin në luftë me kohën duke e dorëzuar dokumentin e marrëveshjes të Brojës në kohën shtesë që iu dha nga Premier League, pasi brenda orës 12:00 të mesnatës, nuk ishte dorëzuar ende asgjë. Për këtë arsye, pasi e gjithë energjia dhe fokusi i Chelsea ishte mbi Brojën, nuk u arrit dot në kohë largimi i Sarr. E gjitha kjo ka sjellë edhe irritimin e Le Havre, me drejtorin sportiv të saj Mathieu Bodmer që u shpreh se ishte një skandal i vërtetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online