Ngjarje e turpshme në Kukës, që njollos gjithë ne.
Gazeta “Epoka e re” ka raportuar se autobusi i ekipit pejan është sulmuar në qytetin e Kukësit ku tre persona e kanë sulmuar më gurë. Autobusi është ndalur dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia, ndërsa janë postuar edhe fotot, ku duken qartë shenjat e sulmit kriminal, që meriton ndëshkim shumë të rëndë.
Për fat, asnjë i plagosur, por frika ishte e madhe, po aq sa habia, sepse është e pamendueshme që vëllezërit nga Kosova të kenë probleme të tilla në Shqipëri.