Skandali te Siroki-Vllaznia/ Momentet e dyshimta në favor të shkodranëve, regjia lë në terr të vërtetën

Vllaznia po përballet me Sirokin në takimin e vlefshëm në Conference League. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0 falë golit të Staniç në minutën e 43. Penalltia e shkaktuar nga ndërhyrja e Gurishtës ishte e dyshimtë, ndërsa regjia e përsëriti vetëm në një rast pa u kuptuar qartë. Një tjetër penallti u dha me nisjen e së dytës duke sjellë protesta të mëdha te shkodranët, por këtë herë regjia nuk denjoi për të risjelle pamjet e qarta.

E si për të përmbyllur të vërtetën e lënë në terr, Hoxhaj godet traversën dhe pretendoi se topi kaloi vijën. Regjia nisi të jap pamjen e qartë dhe e la në mes në momentin kulminant, ndërsa disa minuta më vonë risolli pamjet ku nuk dukej asgjë dhe në një tjetër këndvështrim./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *